07:22 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale shqyrton sot Projektligjin për Prishtinën

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të  bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Prishtinën si dhe shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për RTK-në, transmeton Indeksonline.

Mbledhja fillon nga ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit./Indeksonline/