11:43 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Integrime Evropiane në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Ballkanit

Anëtarët e Komisioni për Integrime Evropiane janë duke marrë pjesë në takimin e kryetarëve të Delegacionit të COSAC-ut i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë komision i cili është zhvilluar dje dhe gjatë ditës së sotme po diskutohet për temat: “E ardhmja e Bashkimit Evropian”, si dhe “ Roli i strategjive makro-rajonale të BE-së për zhvillim, stabilitet dhe siguri.

Anëtarët e komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra, Armend Zemaj dhe Flakrim Damka thonë se marrja e udhë-heqësisë nga Bullgaria, do të rikthej Ballkanin perëndimor si pjesë të rëndësishme të agjendës evropiane, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tyre:

Në emër të Kuvendit të Kosovës, si anëtar të Komisionit për Integrime Europiane, Blerta Deliu-Kodra, Armend Zemaj dhe Fikrim Damka me pjesëmarrje në takimin e kryetarëve të Delegacioneve të COSAC-ut(Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit) i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë 21-22 janar 2018.

COSAC është një konferencë e komisioneve të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që merren me çështjet e Bashkimit Evropian si dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Në takimet dyvjeçare të COSAC, deputetët përfaqësojnë çdo Parlament.

Krahas kësaj, parlamentet kombëtare të vendeve kandidate ftohen të marrin pjesë si vezhgues, ku edhe Kosova me ftese të Bullgarise e cila edhe e mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian është ftuar të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit por që konsiderohet hapë i rëndësishëm në forcimin e parlamenteve kombëtare si dhe krijon mundësi të mira për procesin e parantarsimit në BE. Ajo çka është e rëndësishme dhe reflektim i të gjitha shteteve pjesëmarrëse është fakti se me presidencën e udhëhequr nga Bullgaria, Ballkani perëndimor po rikthehet fuqishëm si pjese e rëndësishme e agjendës evropiane.

Temat të cilat po diskutohen janë; “Prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së”, “E ardhmja e Bashkimit Evropian”, si dhe “ Roli i strategjive makro-rajonale të BE-së për zhvillim, stabilitet dhe siguri”.