21:00 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministrja Hoxha ka një thirrje për klasën politike në Kosovë lidhur me Demarkacionin (Video)

Ministrja për Integrime Europiane, Dhurata Hoxha, e ftuar në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum është shprehë se, me hyrjen në fuqi të marreveshjes së MSA’së, Kosova i ka hy shumë proceseve të ndryshme të reformave në shumë segmente, ndërsa ka theksuar se klasa politike në Kosovë duhet me u unifiku për ratifikimin e Demarkacionit.

Sipas saj, për Kosovën është shumë e rëndësishme me prodhu rezultate dhe me implementu sa më shume programin e MSA’së.

“Ministria e Integrimeve ka planifikuar një strategji të re komunikimi me i informu drejt qytetarët për proceset e integrimit në BE, por nuk duam që me kriju pritje të rrejshme”, thotë Hoxha.

Ministrja Hoxha shprehet se është ithtare e hyrjes në BE si pako e vendeve të Ballkanit, të cilat ende nuk janë pjesë e BE’së.

Duke folur për përfitimet nga ky integrim, Ministrja Hoxha përmend përmiresimin e mirëqenies së qytetarëve, zhvillimin më të qëndrueshem të ekonomisë, sundim të ligjit, fuqizim te prodhuesve tanë etj.