07:27 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Punë të Jashtme mban mbledhjen e radhës, diskutohen këto drafte

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban sot mbledhjen e radhës.

Përgjatë kësaj mbledhje pritet të bëhet shqyrtimi i draft Strategjisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare dhe shqyrtimi i draft Raportit nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën, transmeton Indeksonline.

Mbledhja zhvillohet në sallën N 302, me fillim nga ora 13:00./Indeksonline/