12:37 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Zhvillim Ekonomik procedon vendimin për t’i kthyer Pallatin e Rinisë, Komunës së Prishtinës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka vendosur që ta procedojë  propozim-vendimin e qeverisë për t’i kthyer Pallatin e Rinisë, Komunës së Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dardan Molliqaj.

Ja postimi i tij:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, vendosi që Kuvendit t’ia procedojë për vendim propozimin e përbashkët të Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, që Ndërrmarrja ”Qendra shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë” në Prishtinë, të kthehet në ndërrmarrje publike komunale.

I bëj thirrje Kryesisë së Kuvendit që sa më shpejtë të mbajë mbledhje, ta fusë në rend të ditës për seancë plenare dhe pastaj deputetët të kenë mundësi që këtë ndërrmarrje t’ia kthejnë nën menaxhim qytetarëve të Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës e ka për detyrë të menaxhoj këtë ndërrmarrje dhe t’i nisë investimet e duhura për ta bërë atë një qendër sic i ka hije Kryeqytetit.

Urime Kryetar z. Ahmeti!

Urime të gjithë qytetarëve të Prishtinës!