15:46 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kompania angleze fillon shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Një ndër kompanintë më të njohura për të siguruar biletat për ndeshje futbolli është “Live Football Tickets”.

Ajo ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli që zhvillohet muajin e ardhshëm në Prishtinë.

Çmimet e biletave fillojnë nga 290 euro apo 250 funta, ndërsa sasia maksimale e biletave që mund të porositësh është 10, shkruan Indeksonline.

Për të rezeruar një biletë nevojitet kredit kartelë valide.

Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Anglisë se sa bileta do t’ua ndajë tifozëve anglezë. /Indeksonline/