11:19 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kompania e ndërtimit mbush plotë baltë rrugën, gjobitet me 500 euro

Kompanitë ndërtimore të cilat po ndotin rrugët në komunën e Prishtinës po vazhdojnë të gjobiten me 500 euro, shkruan Indeksonline.

Këto kompani janë të obligura që t’i pastrojnë makineritë e tyre para se të dalin në rrugë.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri.

“Kompanitë ndërtimore janë të obliguar t’i pastrojnë makineritë e tyre para se të dalin në rrugë.

Përndryshe, gjobiten për ndotje të rrugës”, ka shkruar ai./Indeksonline/