15:30 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kompania e njohur njofton se do të nisë një telefon 5G vitin e ardhshëm

Një javë përpara lëshimit të OnePlus 6T, CEO i kompanisë Carl Pei ka njoftuar se OnePlus do të nisë një telefon 5G- vitin e ardhshëm.

Në skenën e samitit 4G / 5G në Hong Kong, Pei tha se kompania do të lëshojë telefonin në gjysmën e parë të 2019, duke e bërë atë një nga kompanitë e para për të nisur një telefon 5G.

Duke qenë se aparatet OnePlus janë gjerësisht të disponueshme në të gjithë botën, mund të jetë potencialisht telefoni i parë 5G për shumë vende, veçanërisht ato që nuk i shesin pajisjet me kontrata bartëse.

Xiaomi është kompania tjetër që ka premtuar se do të lëshoi model me 5G në vitin e ardhshëm./Indeksonline/

Temat: