23:48 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kompania kineze e kalon Facebookun në vlerën e tregut

Pasi dyfishoi vlerën këtë vit, gjigandi Kinez Tencent u bë kompania e parë Kineze e cila hyri në listën e pesë kompanive më me vlerë në botë duke kaluar Facebook për nga vlera e tregut.

Kompania pas aplikacionit popullor WeChat arritë të lërë pas rivalin Alibaba në garën për tu bërë kompania e parë Kineze me vlerë 500 miliard dollar.

Tencent tashmë renditet i pesti pas Apple, Alphabet, Microsoft dhe Amazon duke lënë pas Facebook, Alibaba dhe Berkshire Hathaway.