14:21 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një kompani ndërtimore, në Prishtinë, gjobitet 500 euro për mosrrethim të vendpunishtes

Kryeqyteti vazhdon të “ngufatet” nga ndërtimet e larta, madje shumë kompani ndërtimore pavarësisht pse kanë leje vazhdojnë të zhvillojnë punimet pa e siguruar vendpunishten.

Mirëpo, një nga këto kompani sot mori një gjobë prej 500 eurosh nga Inspeksioni i Prishtinës.

Këtë e bërë të ditur sot nëpërmjet një postimi në llogarinë Facebook, drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përcjell Indeksonline.

“Pavarësisht lejes së ndërtimit, nuk mund të zhvillohen punime ndërtimore pa e siguruar vendpunishten.

Organizimi dhe rrethimi i vendpunishtes, është obligim”, ka shkruar Tahiri. /Indeksonline/