11:32 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kompania ofron shuma marramendëse për zgjidhjen të  sigurisë në iOS 9.3

Një firmë sigurie po ofron shuma marramendëse prej 500 000 dollarë për dobësitë zero ditore të zbuluara në iOS duke tejkaluar kështu shumat e larta të shpërblimeve që Apple njoftoi pak ditë më parë.

Firma e sigurisë me seli në Teksas “Exodus Intelligence” tha se do të ofrojë nga 5 000 deri në 500 000 dollarë për problemet e sigurisë në iOS 9.3 dhe më lart. Problemet e sigurisë zero ditore vlerësohen me shuma të tilla ngaqë Apple mund të mos i ketë zbuluar akoma.

Njoftimi i Exodus mund të tërheqë vëmendjen e hulumtuesve të sigurisë nga programi i shpërblimeve të Apple. Kjo e fundit ofron deri në 200 000 dollarë për problemet kritike të sigurisë zbuluar në iOS. Për të pasur rezultatet sa më cilësore Apple po fton të bëhen pjesë e programit vetëm disa hulumtues sigurie të përzgjedhur.

hitlist-100676225-large

Kjo shënoi herën e parë që Apple vë në jetë një program shpërblimesh. Google dhe Microsoft e kanë bërë këtë gjë prej vitesh për tu siguruar se problemet e sigurisë do të dërgohen tek kompanitë respektive dhe jo të shiten nga hakerët.

Rasti i Exodus zbulon edhe mënyrën e të bërit biznes të kompanisë ndryshe nga Apple. Firma e sigurisë njofton klientët e saj për problemet kritike shumë përpara se ofruesit e softuerit si Apple apo hakerët t’i zbulojnë ato.

Kompania pretendon se mund të paralajmërojë klientët e saj për problemet e sigurisë deri në dy vite përpara se të rregullohen nga ofruesit e softuerit. Programi i shpërblimeve të kompanisë ofron shuma edhe për dobësitë e zbuluara në Google Chrome dhe Microsoft Edge.