14:35 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kompania Samsung prezanton në Berlin teknologjinë e së ardhmes

Samsung prezantoi sot në IFA 2018 Berlin, vizionin e tij për produktet dhe shërbimet e epokës së ardhshme të një jete plot ndërlidhje, mundësuar nga AI, IoT dhe 5G.

Kompania jugkoreane qëndron e gatshme të shpalosë të gjithë potencialin e AI dhe 5G për klientët e tij, ku vetëm gjatë muajve të fundit ka publikuar investime në shifra multi-miliardë dollarë, për të garantuar integrimin e vazhdueshëm të përparimeve të shënuara në sektorin e pajisjeve harduer, programimit dhe shërbimeve.

Ekrane me rezolucion 8K, pajisje shtëpiake plot me ide në rolin e ndihmësve inteligjentë apo aparatet celularë të gjeneratës së re si, Galaxy Note 9, janë disa nga produktet që po prezantohen në IFA 2018, si dëshmi e ambicieve të Samsung Electronics.

Ndryshe, në Berlin organizohet spektakli më i madh i teknologjisë, që do të jetë i hapur për publikun nga data 31 gusht deri në 5 shtator.

Temat: