16:21 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / A. M.

Kompetencat që do t’i ketë Vjosa Osmani si presidente, sipas Kushtetutës së Kosovës!

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është u.d. e presidentit të Republikës së Kosovës, kjo pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Mirëpo, çfarë kompetenca do të ketë Osmani si presidente?, transmeton Indeksonline

Më postë, 3 pikat e Kushtetuiteës që tregojnë qartë kompetencat e ushtruesit të detyrës.

1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit  për  kalimin  e  përgjegjësive  duhet  të  përmbajë  veçanërisht  arsyet  dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.

2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas  konsultimit  me  konsiliumin  mjekësor,  me  dy  të  tretat  (2/3)  e  votave  të  të  gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.

3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.