16:30 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kompjuteri kuantik i Google ka bërë atë që superkompjuterit më të fuqishëm në botë i duhen 10,000 vite

Google zyrtarisht tha se ka arritur “supremacinë kuantike” sipas një artikulli të ri të publikuar në gazetën shkencore Nature.

Lajmi vjen një muaj pasi letra kërkimore e Google u publikua aksidentalisht online. Tashmë është zyrtare që do të thotë se detajet e plota të hulumtimit janë publike.

Google thotë se procesori 54-kubit Sycamore arriti të performojmë përllogaritje në 200 sekonda që super kompjuterit më të fuqishëm sot në botë do ti duheshin 10,000 vite.

Por IBM, kompania e cila operon super kompjuterin që Google thotë se ka mundur, hedh dyshime mbi pretendimet e Google.

Në një postim në blog publikuar të Hënën kompania tha se e njëjta detyrë mund të performohej në një kompjuter klasik në 2.5 ditë dhe jo 10,000 vite që Google thotë.

IBM vijon më tutje se Google nuk ka përllogaritur mirë hapësirën e diskun kur ka bërë përllogaritjet sesa kohë një super kompjuteri do ti duhet të arrinte të njëjtën gjë.

Pavarësisht pretendimeve të IBM, shumë hulumtues të komunitetit kërkimor mirëpriti lajmet. Madje një hulumtues e krahasoi arritjen e Google me atë të vëllezërve Wright të cilët kryen fluturimin e parë të një avioni në 1903.