23:54 / E Enjte, 26 Janar 2023 / Gj. Sh

Kompletohen katër skuadrat gjysëmfinaliste të Kupës së Mbretit

Janë kompletuar katër skuadrat gjysëmfinaliste të Kupës së Mbretit për sezonin 2022-2023.

Mbrëmjen e sotme janë mësuar dy skuadrat e fundit, ku Real Madridi mposhti Atletico Madridin me rezultat 3-1, pas vazhdimeve, ndërsa Athletico Bilbao fitoi në udhëtim te Valencia me po të njëjtin rezultat, shkruan IndeksOnline.

Këto dy skuadra në gjysëmfinale i janë bashkuar Barcelonës dhe Osasunës të cilat mbrëmë eliminuan Real Sociedadin dhe Sevillan./IndeksOnline/