18:47 / E Premte, 17 Gusht 2018

Komuna e Drenasit publikon kontratat për shërbime publike

Komuna e Drenasit ka bërë publike të gjitha kontratat për mallra dhe shërbime që janë të lidhura me Operatorët Ekonomik.

Përmes uebfaqes zyrtare të Komunës janë publikuar marrëveshjet e projekteve kapitale  që janë për mallra dhe shërbime duke premtuar përmes një komunikate se këtë gjë do të vazhdojë ta bëjë edhe me të gjitha kontratat e ardhshme të saj.

Përveç kontratave në faqen e Komunës janë publikuar edhe dokumente të tjera publike si: planet e prokurimit për vitin 2018, njoftimet për kontratë, njoftimet për dhënien e kontratës, njoftimet për anulim dhe njoftimet për informatat shtesë.