08:37 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Komuna e Ferizajt ka një njoftim për banorët e saj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë kësaj komune, kanë mundësinë të kthehen më së largu sot deri në ora 17.00.

Kjo pasi Ferizaj është vendosur të futet në karantinë.

“Njoftim

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sot është vendosur karantinimi i Ferizajt.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Ferizajt, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e tyre.