16:10 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Komuna e Ferizajt njofton qytetarët për mbylljen e disa rrugëve

Komuna e Ferizajt përmes një postimi njofton qytetarët se duke filluar nga data 28.09.2020 në ora 08:00 e deri me datë 31.10.2020 do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit në trafik për të gjitha mjetet motorike në një segment të rrugës urbane “Besim Rexhepi”, pikërisht segmenti te kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën urbane “Liman Rekaj” përball qendrës tregtare “PLUS Market” Komuna Ferizajt.

Rrugët alternative të cilat mund të përdoren për qarkullim të mjeteve motorike duke filluar nga data 28.09.2020 deri më datën 31.10.2020 janë:

1. Rruga “Liman Rekaj” duke vazhduar në përmjet rrugës “Imri Halili” dhe që ka dalje në rrugën “Enver Topalli”

2. Në rrugën “Besim Rexhepi” nga drejtimi i restorant “Ahmet Gjyla” do të rregullohet një byepass nëpërmjet të kësaj rruge dhe do të ketë dalje në rrugën “Liman Rekaj”.

Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme e qarkullimit në trafik në këtë segment rrugor do të bëhet se konzorciumi i operatorëve ekonomik “Best Company” shpk. & “Beni Com” shpk, kanë përfunduar punimet në pjesën e parë nga ana e hekurudhës, ndërsa punimet do ti vazhdojnë në kryqëzimin e rrugëve “Besim Rexhepi” dhe “Liman Rekaj”, përball qendrës tregtare “PLUS Market”, në implementimin e projektit ndërtimi i nënkalimit prej rrugës “Fehmi Agani” deri te rruga “Liman Rekaj”.

Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe ti shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Ferizajt kërkojmë që në këtë ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

Paraprakisht ju falënderojmë për mirëkuptim!/Indeksonline/