00:31 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Gjakovës tender për transportin e zyrtarëve në relacione të ndryshme, ja sa i kushtoi!

Komuna e Gjakovës e udhëhequr nga Ardian Gjini i AAK-së, ka finalizuar kontratën më të re përgjatë këtij muaji.

Këtë herë, tenderi ka të bëjë me transport në relacione të ndryshme për nevojat e zyrtarëve komunal, shkruan Indeksonline.

Kohëzgjatja e kontratës është bërë për 12 muaj, dhe vlera e parashikur e saj ka qenë 25.890,00 euro. E njëjta është arritur për 15.570,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Meti Tours”./Indeksonline/