Komuna e Gjilanit shpallë tre qytetarë nderi për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Kuvendi Komunal i Gjilanit në një mbledhje soleme për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës shpalli tre qytetarë të saj me titullin qytetarë nderi. Këtë epitet kontribuesve të qytetit Komuna e Gjilanit ia ka dhënë Afrim Kçikut – fotografit shumë vjecar dhe kontribuesit të madh të qytetit si dhe Hasan Malës dhe Hafiz Gagicës.
Në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal, me vota unanime u shpallën qytetar nderi këto tri personalitete të respektuara në Gjilan, por dhe më gjerë.
Me këtë rast, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit tha se komuna që ai drejton do t’i nderojë për së gjalli kontribuesit e qytetit. “Të mos harrojmë të falenderojmë edhe të gjallët që vazhdojnë me kontribu duke dhënë mesazhin e bashkëpunimit para gjeneratave të sotme dhe të ardhshme. Një bashkëqytetar tjetër i joni, një kronist i kohës, që del nga historia jonë, që me kujdeisn tonë, me aparatin fotografik, nga 1989 nuk e ka leju asnjë ngjarje, dhe shkrirjen e cdo mundësie në ndihmë të kësaj kauze. Dhe sot Afrim Kçiku është propozu dhe ne e propozojmë para jush për ta vlerësu. Ka edhe njërëz të tjerë që duhet vlerësu. Kuvendi Komunal i Gjilnait dhe unë si përfaqësues ju falënderoj nga zemra, që kemi arrit që në 17 shkurt të 2008 të nënshkruajmë Deklaratën e Pavarësisë. Haziri tha se kjo është një dekadë e parë e pavarësisë, një dekadë e madhe përtej së cilës kemi sublimuar vullnetin e popullit për Republikën e Kosovës.
Më pas Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit tha se “natyrisht si gjithmonë, në secilin aktivitet e fillojmë duke i nderu ata që kanë luftu e rreziku jetën e tyre për këtë Republikë. Ne sot nderojmë familjet e tyre dhe kujtojmë deshirën e tyre që të ecim përpara.
Kryetari i Gjilanit Haziri falënderoi edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga kjo komunë Fatmir Rexhepi, Ahmet Isufi e Drita Maliqi, të cilët patën rastin dhe fatin që më 17 shkurt 2018 të nënshkruajnë Deklaratën e Pavarësisë, duke e zyrtarizuar vullnetin e brezave për republikë.