Komuna e Gjilanit: S’kemi rrugë me emrin e diktatorit Enver Hoxha
Komuna e Gjilanit ka mohuar të ketë emërtuar ndonjë rrugë me emrin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.
Përmes një komunikate, komuna ka njoftuar se një gjë e tillë mund të vërtetohet në listën me emrat e rrugëve, transmeton Indeksonline.
“Komuna e Gjilanit njofton opinionin publik se në asnjë lagje fshat nuk ekziston rrugë të emërtuar me emrin e diktatorit Enver Hoxha, duke demantuar kështu shkrimet e disa mediave në vend.
Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë nëse klikohet në portalin shtetëror http://geoportal.rks-gov.net/, i vetmi burim zyrtar për këtë çështje në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/