14:22 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / B O

Komuna e Istogut pranon donacion për familjet me nevojë

Komuna e Istogut ka pranuar një donacion prej 10 (dhjetë) Shporet për ngrohje, 5 (pesë) lavatriçe dhe 50 (pesëdhjetë) pako ushqimore nga Islamic Relief Kosova, të cilat do të shpërndahen për familjet me nevojë në komunën e Istogut.

Gjatë ceremonisë së pranimit ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Mertia Bytyçi, e cila ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.