19:00 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020

Komuna e Klinës hap tender rreth 2 mijë euro, t’i dërgoi punëtoret për 8 mars në shëtitje

Komuna e Klinës qysh në fillim të muajit shkurt ka menduar për t’i shpërblyer punëtoret e administratës së Komunës, për ditën e gruas, më 8 mars, shkruan IndeksOnline.

Kjo komunë më 6 shkurt 2020 ka hapur një tender për shërbime trasnporti, akomodim dhe rekreacion të punëtorëve të administratës së Komunës në Strugë për festën e tetë marsit.

Sipas njoftimit të kontratës, punëtorët do të shëtisin edhe në qytetin e Strugës, Ohrit, Pogradecit dhe Shkupit.

E gjithë kjo, buxhetit të komunës së Klinës për rekreacion të stafit do t’i kushtoj hiç më pak se 1.800 euro, shkruan IndeksOnline.

Komuna ka paraparë që me këtë shumë të akomodohen 25 punëtorë në hotel dhe transportin Klinë- Strugë dhe anasjelltas , ushqim mëngjes + darka dhe shëtitje në Ohër , Pogradec dhe Shkup.

Sipas njoftimit, afati i fundit për pranimin e tenderëve ka përfunduar më 14 shkurt 2020, ora 13:30.

Por në faqen zyrtare të komunës së Klinës nuk është publikuar asnjë njoftim për nënshkrim të kontratës me ndonjë palë, ndonëse kanë kaluar më shumë se një javë nga përfundimi i afatit të pranimit të aplikacioneve.

Ndryshe, dita e 8 marsit përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. /IndeksOnline/