75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Komuna e Lipjanit zgjat orarin e punës gjatë verës

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga data 09.07.2018 deri më 31.08.2018, përcaktohet zgjatja e orarit të punës në sektorin e gjendjes Civile në Lipjan, transmeton Indeksonline.

Zgjatja e orarit të punës për periodën prej 09.07.2018 deri më 31.08.2018 do të bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave që parashtrohen në këtë sektor që ndërlidhet me fluksin e ardhjes së mërgimtarëve nga shtetet e ndryshe të botës, të cilët kanë të nevojshme rregullimin e dokumenteve. /Indeksonline/

 

Temat: