17:15 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Komuna e Obiliqit me asnjë rast të dyshuar me koronavirus-Gashi: Frikë jo, por kujdes më të shtuar

Shtabi emergjent lokal i Obiliqit, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Obiliqit(Shef i shtabit) Xhafer Gashi, janë duke menaxhuar situatën në gjithë territorin e Komunës së Obiliqit, ku deri në këto momente nuk ka asnjë rast i dyshuar me COVID-19 dhe se ekipet mjekësore të QKMF-së në Obiliq po përmbushin misionin e tyre të shenjtë në mbrojtjen e jetës së qytetarit.

“Në Komunën e Obiliqit janë duke u respektuar të gjitha masat shtesë të ndërmarrura nga Qeveria e Rep. së Kosovës, ku përmes shtabit emergjent lokal dhe në bashkëpunim me gjitha bizneset,kafiteritë, restaurantet dhe kompanitë e transportit publik kanë pezulluar aktivitetin e tyre si masë preventive ndaj infeksionit me koronavirus.Shefi i shtabit emergjent lokal Xhafer Gashi, po zhvillon vizita dhe takime të shumta me qëllim të kordinimit të aktiviteteve, sot ka takuar Kryetarin e KBI-së në Obiliq, Behar Mjekiqi, i cili është njoftuar me gjitha masat e marrura nga shtabi komunal emergjent i Komunës së Obiliqit dhe ka ofruar gatishmëri në bashkëpunim në rast të eskalimit të situatës të krijohet mundësia që edhe objektet fetare të shfrytëzohen për karantine”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se kryetari Gashi, gjatë gjithë këtij aktiviteti ka theksuar se: “si shtab emergjent lokal, mjekë ,inspektorë dhe stafi policor po punojmë me përkushtim të lartë , ku deri në këto momente në Obiliq nuk ka raste të dyshuara “, po ashtu ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mjekët dhe infermierët që janë në ballë të kësaj beteje si dhe për bashkëpunimin në parandalimin e këtij virusi qytetarët dhe bizneset .

Frikë jo, por kujdes më të shtuar!

Bashkë do të ja dalim“.