10:46 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Podujeva, apel qytetarëve: Mos organizoni të pame në raste morti!

Komuna e Podujevës sikurse edhe komuna të tjera të Kosovës, është goditur nga rastet e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë. E një nga ta ka përfunduar me fatalitet. Bëhet fjalë për 80- vjeçarin Sheqir Osmani, ceremonia mortore e të cilit do të zhvillohet sot, transmeton IndeksOnline.

Me këtë rast Komuna e Podujevës u ka bërë thirrje qytetarëve që përveç kryerjes së ceremonisë mortore nga rrethi familjar, që të mos organizojnë të pame.

Postimi i plotë i Komunës së Podujevës në Facebook: