15:53 / E Enjte, 14 Prill 2022 / B O

Komuna e Prishtinës e akuzon Ministrinë për pengim në zgjidhjen e problemit me qentë endacakë

Komuna e Prishtinës e ka akuzuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për pengim në zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.

Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka thënë se janë duke punuar për zgjidhje afatgjate, por në projektin e tyre po bën pengesë ministria.

Krejt kjo akuzë vije pas vendimit që MMPHI ka marrë ndaj pengesës për ndarjen e parcelës nga kryetari Rama për strehimine qenve endacakë.

“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenëve endacak, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces” shkruan Zogaj në reagim./Indeksonline/