14:14 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës e mposhtë Madridin, jemi më transparentët në Evropë, sipas Transparency International-it

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se organizata Transparency International e ka shpallur Komunën e Prishtinës si më transparenten në Evropë. Në këtë hulumtim janë përfshirë kryeqyetet e të gjitha shteteve të Evropës. Ky është shkrimi i Ahmetit në Facebook.

“Transparency International ka shpallur sot Prishtinën kryeqytetin më transparent në Evropë. Falenderoj Muhedinin dhe Gresën me bashkëpunëtorë që zotimin tonë për trasnparencë të plotë me e zbatu në praktikë. Jemi qyteti i parë në Ballkan që zbatojme Open Contract Data Standard (OCDS) në prokurim” shkruan Ahmeti.