23:27 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Komuna e Vushtrrisë nga nesër bëhet me shërbim të urgjencës 24h

Komuna e Vushtrrisë nga nesër do të funksionalizoj shërbimin e urgjencës për 24 orë në Qendrën Mjekësore Familjare.

Në një njoftim ata kanë bërë të ditur detajet e këtij projekti që do të nis punën qysh nga nesër, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Tashmë është gjithçka gati për funksionalizimin e Shërbimit të Urgjencës 24 h në QMF 1 dhe përfundimisht ekipi ynë që ka ofruar shërbime në Emergjencën e Spitalit Sheik Zayed nga neser 1 prill 2018 fillon punën në QMF 1 si Urgjencë e Kujdesit Parësor Shëndetësor që është kompetencë e jona si Komunë.
Emergjenca i mbetet Spitalit Sheik Zayed me stafin e vetë si shërbim i Kujdesit Sekondar Shëndetësor që është në kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë!
Të dashur qytetarë nga neser e diele 1 prill 2018 për çdo rast urgjent ju drejtoheni ose i thrrisni fillimisht Urgjencën në QMF 1 (objekti te ish Stacioni i autobusave) ku do të merrni tretmanin e duhur nga ekipet tona, kurse rastet më të ndjeshme rekomandohen për Emergjencë, pasi kanë konstatuar ekipi i Urgjencës se rasti nuk është për ta!
Ju lutem respektoni zonimin dhe hallkat e sistemit shëndetësor që kemi. Kontakti i parë çdo here me mjekun e juaj familjar në QMF-në ose AMF-në ku jeni të përcaktuar kurse rastet urgjente kontaktin e parë tash e tutje me Urgjencën në QMF 1!
Në fund dua të falenderoj ekipin e Urgjencës dhe vullnetarëve për ngjyrosjen e hapsirës së Urgjencës duke e bërë gati për një fillim të ri.
Ju uroj shëndet, suksese e punë të palodhëshme!