21:34 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Punëtoret e Komunës së Vushtrrisë “rrinë veç n’telefona”

Punonjëset e Administratës të komunës së Vushtrrisë, duket se kanë punë për qejfi.

Edhe pas pauzës, sipas qytetarëve ato hezitojnë të kryejnë detyrën për të cilën janë caktuar.

Qytetari, Edison Zejnullahu thotë se i janë dashur më shumë se një orë pritje për të kryer marrë disa dokumente rreth kadastrit, shkruan Indeksonline.

“Isha në komunë për të rregulluar disa dokumente të Kadastrit, për me i kry disa pagesa. Më kanë lënë me prit rreth 2 orë. Ato tërë kohën kanë qëndru në telefon. Më thanë që janë pauzë prej 12 deri 13, por pritja ka ndodh edhe pas orës 14”, ka treguar ai. /Indeksonline/