20:35 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Vushtrrisë nis dënimin me gjoba nga 20 deri 100 euro, për ata që ndotin ambientin

Madje në faqen zyrtare të kësaj komune tregohet edhe masa e shqiptimit të dënimit për qytetarët që po tregohen të pandërgjegjshëm, shkruan Indeksonline.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Vushtrrisë me 23.10.2018 ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ Nr.06/2018 për ndëshkimet me Gjoba Mandatore për ata që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara”, shkruhet në njoftim.

Vlera e gjobës mandatore, varësisht prej veprimit ndëshkues do të jetë prej 20 deri në 100 euro.

“Nëse personi i ndëshkuar me gjobe mandatorë e bën pagesën brenda 15 dite gjoba është 50% me lirë. Nëse personi fizik apo juridik nuk e bën pagesën e gjobës mandatore brenda 15 dite, lënda procedohet te PERMBARUESI për ekzekutim”, thuhet më tej.

Komuna madje ka treguar se Drejtoria për Inspektime së bashku me Policinë e Kosovës ka bërë planin e veprimit dhe janë duke inspektuar me dy ndërrime./Indeksonline/