00:44 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Komuna paguan mbi 327 mijë euro për ndërtimin dhe rregullimin e lumit Llap!

Brenda 100 ditëve është paraparë të bëhet vazhdimi për ndërtimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap.

Lidhur me këtë,  komuna e Podujevës ditë më parë ka arritur të finalizojë një kontratë të re, e cila ka për qëllim vazhdimin e punimeve të lumit Llap.

Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 360.000,00 euro, ajo është arritur kurorëzohet për 327.124,32 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.N.T “Bini Sh.P.K”.

Tutje, bëhet e ditur se kanë qenë gjithësej 29 operator ekonomik ata që kanë dorëzuar dosje për këtë tender. /Indeksonline/