18:07 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Komuniteti Virtual XOR mbledh më 1 Shkurt të pasionuarit e sigurisë në Sfidën Kibernetike #XORCTF7E4

Të gjithë ata që janë të interesuar për tu bërë pjesë e saj, ftohen nga XOR të konaktojnë përmes adresës së e-mail-it community@xor.al ku edhe mund të marrin informacione më të detajuara.

Dedikuar të gjithë individë të pasionuar pas sfidave CTF, gjuetarëve të shpërblimeve të sigurisë, testuesve dhe ekspertëve të cilët vënë njohuritë e tyre në shërbim të përmirësimit të sigurisë, Sfida Kibernetike #XORCTF7E4 organizuar nga Komuniteti Virtual XOR do të organizohet më 1 Shkurt 2020.

XOR është një komunitet virtual i themeluar që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë të komunitetit. Në vazhdën e këtij misioni organizohet edhe Sfida Kibernetike #XORCTF7E4 e cila do të shohë disa sfida të ndryshme nga më të lehtat tek më të avancuarat.

XOR ofron disa produkte dhe të gjitha janë falas me ndihmën e sponsorëve dhe partnerëve si: Sandbox për analiza automatike te maluerit, C2 Tracker, Threat Feed platform / SOC Platform dhe CTF.

Kjo garë është e hapur për këdo që posedon sadopak talent, pasion e vullnet për të identifikuar probleme sigurie. Sfida i përkasin fushave të uebitforensikësprogramimitsteganografisë dhe boot2root.

E Shtuna e datës 1 Shkurt nga ora 10:00 deri 18:00 në CyberSpace do të bashkojë më të mirës e fushës së sigurisë kibernetike.

Të gjithë ata që janë të interesuar për tu bërë pjesë e saj, ftohen nga XOR të kontaktojnë përmes adresës së e-mail-it community@xor.al ku edhe mund të marrin informacione më të detajuara.

Në ditët në vijim XOR do të publikojë më shumë detaje rreth çmimeve që do të ndahen për tre vendet e para fituese.

Më shumë informacion mund të gjeni edhe në uebsajtin www.xor.al ku nuk mund tu mungojnë edhe analizat e sigurisë realizuar nga ky komunitet.