75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 09 Prill 2026 / G T

Konate mesazh Premier League-s: Të ndihmohen klubet që luajnë në Champions!

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, i ka bërë thirrje Premier League-s që të mbështesë më shumë klubet angleze që garojnë në kompeticionet europiane, veçanërisht në Champions League.

Francezi theksoi se liga angleze duhet të ndjekë shembullin e Ligue 1, e cila ka treguar mbështetje për Paris Saint-Germain në garat ndërkombëtare, shkruan Indeksonline

“Pse të mos ndihmojmë ekipet që janë në Champions League?”, u shpreh Konate.

“The Reds” mbrëmë pësoi humbje ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të çerekfinales.

Sipas tij, një qasje e tillë do të ndihmonte klubet angleze të jenë më konkurruese në Europë, duke përmirësuar performancat dhe rezultatet në skenën ndërkombëtare./Indeksonline/