12:35 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kondicioneri personal, tashmë është i disponueshëm për shitje

Më në fund ka dalë në shitje kondicioneri Reon Pocket i Sony-t, i cili do t’ju mbajë të freskët.

Reon Pocket është me madhësi të vogël, e që mund të kontrollohet nga telefoni i mençur, shkruan Indeksonline.

Kondicioneri vihet në një bluzë speciale që ka një xhep në pjesën e qafës dhe lidhet me një aplikacion, në mënyrë që ta kontrolloni me celularin tuaj.

Ai mund të ftohë temperaturën e trupit të një përdoruesi me 13 gradë celsius (23 gradë fahrenheit) dhe të ngre temperaturën tuaj me rreth 8 gradë celsius (rreth 14 fahrenheit).

Vendoseni temperaturën që dëshironi duke përdorur aplikacionin në telefon, i cili gjithashtu përmban edhe një modalitet automatik.

Dobësia e vetme është që bateria zgjat vetëm dy orë me një ngarkesë të vetme./Indeksonline/