19:31 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konferenca për media e Bernard Challandes dhe Herolind Shalës para ndeshjes me Ishujt Faroe

Trajneri Bernard Challandes bashkë me mesfushorin Herolind Shala ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Ishujt Faroe.

Në konferencë ai tha se nga kjo ndeshje dëshiron tre pik pasi që ende nuk është siguruar asgjë sa i përket kualifikimeve.

“Ky grup është i hapur tani dhe çdo gjë është e mundur” është shprehur Challandes.

“Gjëja më e rëndësishme për mua janë tre pikë dhe performanca e mirë” vazhdoj zvicerani.

Bernard u shprehë se ekipet tjera janë afër dhe se nuk mund të kalkulojmë me pikët në këtë ndeshje, transmeton Indeksonline.

Duke e parë formën e dobët të Ishujve Faroe, gazetarët e pyetën se nëse ekipi kundërshtar është nën presion. Ai u përgjigj se Kosova ka presion se Ishujt Faroe janë ekipi i vështirë për t’u mposhtur.

Challandes u pyet edhe për mungesën e mesfushorit Hekuran Kryeziu. Trajneri tha se ka një grup të mirë të lojtarëve dhe do të mundohet të gjejë zgjidhje.

Ndërsa mesfushori Herolind Shala foli se sa mund të ndikoj mungesa e tifozëve në këtë ndeshje.

Herolindi beson se nuk do të jetë shumë ndryshe kjo ndeshje pasi që lojtarët janë të motivuar për të fituar tre pikët./Indeksonline/