19:08 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja kosovare vazhdon stërvitjen, mungon prurja më e re

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke e zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjeve të ardhshme.

Në ”Fadil Vokrri”, skuadra e Bernard Challandes është duke u stërvitur, por me një mungesë të theksuar.

Bëhet fjalë për Arijanet Muriqin, portierin e Manchester Cityt, transmeton IndeksOnline.

Image result for arijanet muric

Ardhja e re e Kosovës ka munguar në këtë stërvitje për shkak se nuk ka ardhur me kohë nga Mançesteri.

Ndryshe, një mungesë tjetër e rëndësishme është edhe Bersant Celina, i cili është zëvendësuar nga Shkëlqim Demhasaj.

Përndryshe, në dy ndeshjet e radhës, Kosova do të përballet me Maltën dhe Azerbajxhanin./IndeksOnline/