17:09 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / FG

Konferenca “Smart Home & Internet of Things” nga ICK dhe Autonomia mbahet më 20 Prill

ICK, Autonomia dhe programi Smart Home Lab, ju ftojnë të merrni pjesë në edicionin e parë të konferencës “Smart Home & Internet of Things” (online), më 20 Prill 2021, duke filluar nga ora 13:00 – 17:00 (Live në Facebook dhe Google Meet).

Konferenca ka për qëllim ngritjen e pozitës së teknologjisë smart dhe thellimin e hulumtimeve në këtë fushë, duke vërë njëherësh në pah mundësitë, modelet e reja të biznesit, që mund t´i ofrojë teknologjia smart në Kosovë dhe në rajon.

Konferenca synon të luaj rol në nxitjen e inovacioneve dhe në zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë smart duke pasqyruar situatën ekzistuese dhe duke parashtruar kërkesa e sygjerime.

Në Konferencë mundësohen panele dhe forume të rrjetit tematik dhe mundësohet një prezantim fizik për të pranishmit dhe prezantim virtual për pjesëmarrësit online – i Smart Home Laboratorit të instaluar në Innovation Centre Kosovo (ICK).

Disa prej temave që do të shtjellohen në konferencë, përfshijnë: Instalimet Digjitale, Teknologjia DigitalSTROM, Smart City, Economy of Things, Eksperimentet kognitive, Zbatimi i Teknologjisë SMART në ndërtesa, Smart Village, Energjia etj.

Kjo konferencë mbështetet nga Agjencia CIM e Qeverisë Federale të Gjermanisë, GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë.