Konfirmohet: Arsenal ofertë zyrtare për Aubameyang (Foto)
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka konfirmuar interesimin e klubit të tij për Pierre-Emerick Aubameyang.
Gjatë konferencës për shtyp, francezi e pranoi se “topçinjtë” janë në bisedime me Borussia Dortmundin për ta transferuar sulmuesin nga Gaboni.
Një transferim i tillë mund të bëhet shumë lehtë zyrtare, pasi Auba kohëve të fundit i ka shpalosur disa probleme të mëdha në ekipin gjerman.
Kujtojmë se Arsenali largoi Alexis Sanchez, dhe mori Henrikh Mkhitaryanin./IndeksOnline/