18:01 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Artur Magani nënshkruan me Feronikelin (Foto)

Klubi Futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi ka nënshkruar sot me lojtarin Artur Magani, një ndër golashënuesit më të mirë të Superligës në sezonin e kaluar.

Marrëveshja është bërë në Shkodër mes kryetarit të klubit Naser Ramaj dhe nga Magani, transmeton Indeksonline.

Ditëve të fundit nëpër media kishte qarkulluar informacioni spekulativ se superlojtari Magani, ka ikur nga Feronikeli pas prezantimit në klub pak javë më parë.

Andaj, për hir të korrektësisë ndaj tifozëve dhe dashamirësve të futbollit, Feronikeli sot në mesditë njoftoi që Magani përfundimisht vazhdon të mbetet pjesë e klubit dhe pasdite kjo u konfirmua.

Kryetari i klubit, Naser Ramaj së fundi në skuadër ka sjell emra të njohur dhe Feronikeli do të nis sezonin me synimin e vetëm të renditet në krye të tabelës./Indeksonline/