14:40 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet data dhe ora e debutimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi

Serie A ka konfirmuar datat për ndeshjet e para në kampionatin italian.

Juventusi, së bashku me superyllin e ri, Cristiano Ronaldon, do të luajë si mysafir i Chievos më 18 gusht nga ora 18:00.

Verona e ka avantazhit e mikpritjes së debutimit të Ronaldos, teksa i ka rritur çmimet nga 20 deri në 50 euro për këtë ndeshje.

Ata gjithashtu kanë zbuluar datat dhe kohën për javën e dytë dhe javën e tretë, shkruan IndeksOnline.

Në javën e dytë, Cristiano do të debutojë ndaj Lazios më 25 gusht nga ora 18:00.

Dhe para pushimit internacional, Juventusi do të përballet edhe me Parmën më 1 shtator.

Për kundër nga kampionatet tjera evropiane, Juventusi nuk do të mundet ta zhvillojë Super Kupën e Italisë ndaj Milanit në Arabinë Saudite deri para Krishtlindjeve./IndeksOnline/