13:49 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

Konfirmohet – Dy yje i mungojnë Pep Guardiolas në derbin ndaj Arsenalit

Gjatë fundjavës do zhvillohet ndeshja derbi në mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.

Kampionët e Anglisë, do luajnë ndeshjen e së dielës pa Kyle Walker dhe John Stones për shkak të lëndimeve që pësuan në ndeshjet që luajtën me “Tre Luanët”, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e së dielës pritet të jetë një ndeshje interesante pasi që të dyja klubet po luftojnë për titullin e kampionit gjatë këtij sezoni 2023/24.

Arsenali për momentin është në krye të tabelës në Premier League me 64 pikë ndërsa City aktualisht gjendet në vendin e tretë me një pikë më pak./IndeksOnline/