13:55 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet edhe një lëndim serioz te Barcelona, para ndeshjes me Atleticon

Pas lëndimit të Coutinhos, te Barcelona ka një lëndim të radhës. Ivan Rakitic ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen ndaj Spanjës.

Mesfushori kroat është kthyer në Spanjë për të iu nënshtruar testeve mjekësore të cilat kanë konfirmuar së bëhet fjalë për lëndim serioz.

Testet e parë thonë se Rakitic ka dëmtim muskular në këmbën e djathtë.

Nga këto teste, Rakitic e ka pothuajse të pamundur prezencën në derbin ndaj Atletico Madrid.

Lëndime të tillë pasojnë me mungesë nga 3 deri në 5 javë për futbollistët./Indeksonline/