15:53 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Konfirmohet: Fellaini largohet nga United!

Marouane Fellaini e ka konfirmuar lajmin se ka hedhur poshtë një kontratë të re me Manchester Unitedin.

Mesfushori nga Belgjika nuk po kalon mirë nën urdhrat e Jose Mourinhos, prandaj ka zgjedhur largimin nga “Old Trafford”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ish-lojtari i Evertonit.

“Nëse Unitedi nuk më duan më, ata do të kishin thënë këtë shumë kohë më parë. Tani ma kanë bërë një ofertë, nuk e besoj se do ta pranoj. Bisedova edhe me Mourinhon. Trajneri është dikush që respekton vendimet e lojtarëve.   Sinqerisht ende nuk e kam një ide të qartë, ka diçka në kokën time por nuk mund t’ju them asgjë”, ka thënë Fellaini.

30-vjeçari erdhi në Premierligë në vitin 2008 nga Standard Liege. Fellaini në fillim mbrojti ngjyrat e Evertonit, ku bëri afro 150 paraqitje dhe shënoi 26 gola.

Kurse te Unitedi erdhi në sezonin 2013, duke bërë 98 paraqitje dhe duke shënuar 11 gola./IndeksOnline/