22:53 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Futbollisti i Arsenalit humb sezonin

Mohamed Elneny do të humbasë pjesën tjetër të sezonit pas dëmtimit të legamentit të kyçit në fitoren 4-1 të Arsenalit ndaj West Ham United të dielën, ka zbuluar Arsene Wenger.

Mesfushori egjiptian u lëndua pak para përfundimit të pjesës së parë, shkruan indeksonline.

Të hënën, Arsenali konfirmoi se Elneny kishte dëmtuar ligamentet në kyçin e këmbës së majtë, por sugjeroi se 25-vjeçari mund të kthehej përpara fundit të sezonit.

Megjithatë, Wenger ka zbuluar tani se Elneny pothuajse me siguri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, edhe pse mund të kthehet në kohë për Kupën e Botës me Egjiptin. /IndeksOnline/

 

 

Temat: