09:00 / E Premte, 18 Qershor 2021 / Blerim

Konfirmohet: Gattuso nuk shkon te Spurs

Gennaro Gattuso (43-vjeçari) nuk do të jetë trajner i Tottenham Hotpsur.

Trajneri italian u largua nga Fiorentina pas vetëm 22 ditëve dhe filloi bisedimet me klubin nga Premierliga, por që s’shkuan mirë, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raporton gazeta ‘The Athletic’ – Gattuso nuk do të emërohet trajner i Spursave dhe se klubi anglez ka nisur të hulumtoj për trajnerin e ri.

Gattuso i bashkëngjitet trajnerëve si: Conte, Pochettino, Flick dhe Fonseca – duke dështuar në bisedimet me klubin e Tottenham.

Kujtojmë që ish-futbollisti i AC Milan ishte trajner i Napolit gjatë sezonit të kaluar – por u shkarkua për shkak të rezultateve negative.

Në anën tjetër, Tottenham Hotspur ka nisur të gjejë trajnerin e ri./IndeksOnline/