12:07 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet gjithçka: Gonzalo Higuain pajtohet me kalimin te ky klub

“Sky Sports” raporton se Gonzalo Higuain është pajtuar që të huazohet nga Juventusi në Milan, shkruan indeksonline.

Lajmi besohet të jetë konfirmim final dhe se do transferimi do të finalizohet. Pra, 30-vjeçari do të luajë në ”San Siro” nga sezoni i ardhshëm.

Mediat këtë mëngjes në Itali kanë shkruar se të dyja klubet kanë arritur marrëveshje rreth sulmuesit argjentinas, ku Milani fillimisht do t’i paguajë 18 milionë euro.

Huazimi do të jetë me të drejtë blerje, teksa pas një sezoni, Milani do të paguajë edhe 36 milionë euro.

Megjithatë, pas bisedimeve në mbrëmjen e kaluar dhe këtë mëngjes, besohet se ish-sulmuesi i Napolit është qetësuar.

“Sky” beson se marrëveshja mund të zyrtarizohet sot, së bashku me shkëmbimin ndërmjet Juves dhe Milanit për mbrojtësit, Mattia Caldara dhe Leonardo Bonucci./IndeksOnline/