75 Mall Live Search
14:31 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Konfirmohet lëndimi i Bellingham, ja sa do të mungoj

Jude Bellingham është lënduar gjatë ndeshjes me Gironan.

Mesfushori anglez pasi shënoi dy gola në fitoren 4-0, u detyrua të largohet nga loja para kohe, në minutën e 56-të, shkruan IndeksOnline.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se Bellingham ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë.

Ai pritet të jetë jashtë fushave për rreth një muaj.

Bellingham do të mungojë për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig, dhe do të humb edhe ndeshjet kundër Rayo Vallecano , Sevilla dhe ndoshta edhe Valencia në La Liga, e po ashtu edhe ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës gjermane në Champions./IndeksOnline/