14:32 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

KONFIRMOHET: Meçi mes Joshua dhe Fury zhvillohet në muajin gusht

Anthony Joshua (31-vjeçari) dhe Tyson Fury (32-vjeçari) do të rrahën njëri me tjetrin gjatë këtij viti.

Pormotori i njohur, Eddie Hearn e ka konfirmuar se lufta mes dy boksierëve britanik do të zhvillohet më 7 ose 14 gusht në Arabinë Saudite, shkruan IndeksOnline

Luftën e fundit, Tyson Fury e zhvilloi në shkurt të vitit 2020 – ku e mposhti amerikanin, Deontay Wilder.

Kurse, Joshua luftën e fundit e zhvilloi në dhjetor të vitit të kaluar kundër Kubrat Pulev – ku fitoi me nokaut./IndeksOnline/