75 Mall Live Search
13:09 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / G T

Konfirmohet: Mbappe, Bellingham dhe Diaz të gatshëm për ndeshjen e ardhshme

Skuadra e Real Madridit këtë të diel zhvillon ndeshjen e radhës në La Liga, ku si kundërshtar ka Getafen.

Lajmet e fundit gëzojnë tifozët e klubit madrilen, pasi treshja që ishte në dyshim: Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Brahim Diaz janë të gatshëm për ndeshje, shkruan Indeksonline

Tre lojtarët kishin shqetësime pas humbjes ndaj Liverpoolit në Champions League në “Anfield”.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Getafes zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të dielën nga ora 16:15./Indeksonline/